Emri i Rafael Leao vazhdon të jetë në radarin e Bajern Mynih, i cili aktualisht duket të jetë klubi më i vendosur për të testuar ujërat me Milanin për portugezin.
Te bavarezët e shohin si një zëvendësim të mundshëm për Leroi Sane, i cili është gati të largohet nga klubi.
Megjithatë, gjithçka është ende në hapat e para, nuk ka oferta apo kontakte konkrete.
Dhe nëse do të bëhej një propozim zyrtar, do të ishte e nevojshme të kuptohej pozicioni i Milanit, trajnerit të ri Alegri dhe vetë Leaos.
Por kuqezinjtë e kanë bërë të qartë që të paktën nevojiten 100 milionë euro për të diskutuar shitjen e sulmuesit me numër 10.