Nelson Weiper te Shqipëria? Tremb Gjermaninë

- Bota Sot

Nelson Weiper te Shqipëria? Tremb Gjermaninë

Sulmuesi i Mainzit, Nelson Weiper mund të luajë në të ardhmen te Kombëtarja e Shqipërisë.

Ai momentalisht po luan te Gjermania U21, por nëse nuk ftohet nga ekipi i parë – atëherë ka gjasa të ndryshojë kombëtare.

Gjatë një interviste për Bild, Weiper ka paralajmëruar Kombëtaren e Julian Nagelsmannit.

 “Nëse nuk funksionon këtu, të luash për Shqipërinë është mundësi e mirë…”

“Familja ime, e cila jeton në Shqipëri, natyrisht që dëshirojnë që unë të luaj për Shqipërinë. Por, ata janë të lumtur dhe krenar që unë po luaj për Gjermaninë.

“Mund të flas pak shqip, por jo rrjedhshëm”, u shpreh Weiper

Kujtojmë që Shqipëria dhe trajneri Sylvinho ka kohë që janë interesuar për sulmuesin e klubit nga Bundesliga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot