Sulmuesi i Barcelona-s, Raphinha, thuhet se ka kërcënuar të largohet nga klubi për shkak të ndjekjes së vazhdueshme të Nico Williams.
Braziliani nuk është i kënaqur që skuadra katalanase thuhet se po synon një lojtar në pozicionin e tij dhe për këtë arsye po shqyrton një ofertë nga Manchester United.
Sipas një raporti në Spanjë, Manchester United është gati të bëjë një ofertë rekord për Premier League me vlerë 127 milionë £ (rreth 148 milionë euro) për të nënshkruar Raphinha-n.
Djajtë e Kuq do të kërkojnë të përdorin shumën që mund të mblidhet nga shitjet e mundshme të Antony, Marcus Rashford, Alejandro Garnacho dhe Jadon Sancho.
Gazetari amerikanojugor, Miguel Angel Lopez, ka raportuar se Djajtë e Kuq e vonuan ofertën pasi dështuan të siguronin kualifikimin në Champions League.
Ai tha: “Manchester United ishte gati të hidhej në sulm për të nënshkruar Raphinhan nga Barcelona këtë verë. Ruben Amorim e vlerëson shumë Raphinha-n. Dështimi i Manchester United për t’u kualifikuar në Champions ndikoi negativisht në buxhetin e tyre dhe gjithashtu shkatërroi çdo shans për të nënshkruar brazilianin”.
Manchester United tashmë ka marrë Matheus Cunha në skuadër dhe është lidhur gjithashtu me Bryan Mbeumo. Ndërkohë, Barcelona thuhet se është e qëndrueshme financiarisht dhe nuk ka nevojë të shesë.