E ardhmja e Paul Pogba-së është një nga temat më të nxehta të merkatos së verës 2025.
Mesfushori francez, që nuk ka luajtur prej 3 shtatorit 2023 për shkak të pezullimit për doping gjatë aventurës së tij të dytë te Juventus, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, një foto e postuar prej tij në rrjetet sociale, ku shihet në formë të mirë gjatë një stërvitjeje, i veshur me fanellën e Boca Juniors, ka ndezur imagjinatën e tifozëve të klubit argjentinas.
Megjithatë, e ardhmja e Pogba-së duket më pranë Europës.
Monaco ka shfaqur interes konkret për ta rikthyer kampionin e botës 2018 në Ligue 1, duke hapur bisedimet me lojtarin.
Për vetë Pogba-në, kalimi në Montekarlo shihet si mundësi ideale për t’u promovuar në një klub që i ofron edhe skenën e Champions League.
Në moshën 32-vjeçare, Pogba synon të rifitojë formën dhe vazhdimësinë në prag të objektivit të tij madhor: Botërori 2026.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është mbyllur.
Duhet të zgjidhen disa detaje të rëndësishme lidhur me kontratën dhe të drejtat e imazhit, megjithëse optimizmi mbetet i pranishëm në të dyja palët.