Bytyçi: Deklarata e Trump kërcënim, SHBA futen në luftë vetëm afër fundit

- Bota Sot

Bytyçi: Deklarata e Trump kërcënim, SHBA futen në luftë vetëm afër fundit

Enver Bytyçi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se konflikti mes Iranit dhe Izraelit dhe jo vetëm i lidhur me regjimit të Khameneit.

Bytyçi u shpreh se deklarata e Trump lidhur me Iranin tregon se SHB A është përgatitur të hyjë në luftë, por sipas tij historia e ka treguar se SHBA përfshihen në luftë vetëm në fund të procesit.

"Regjimi i Ajatollahëve duhet të bjerë se është konsumuar në 50 vjet, por regjimet nuk rrëzohen me luftë. Mendoj se deklarata e Trump është një deklaratë kërcënimi.

Nëse është serioze, do të thotë që SHBA janë përgatitur të hyjnë direkt në luftë. Kam qenë i mendimit se SHBA nuk përfshihen në luftëra nëse ato vërtetë zgjasin, po SHBA po të kemi parasysh luftën e parë dhe të dytë botërore SHBA përfshihen në luftë vetëm në fund të procesit”, tha Bytyçi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot