Barcelona ka vetëm një mënyrë për të transferuar Nico Williams

- Bota Sot

Barcelona ka vetëm një mënyrë për të transferuar Nico Williams

Për të dytën verë rresht, Barcelona është shumë afër transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao.

Verën e kaluar, katalanasit ishin shumë pranë transferimit të anësorit spanjoll, por në fund nuk ndodhi dhe Williams vazhdoi me Athletic Bilbao.

Sërish këtë merkato, katalanasit janë ekipi favorit për të nnëshkruar me Williams, edhe pse disa ekipe të tjera të mëdha kanë shprehur interes për 22-vjeçarin, si Bayern, Arsenal, madje dhe Real Madrid, por dëshira e tij është të veshë vetëm fanellën e Barcelonës.

Që të bëhet realitet kjo gjë, Barcelona duhet të paguajë klauzolën e tij të plotë që është 62 milionë euro. Athletic Bilbao ia ka bërë të qartë Barcelonës, nëse do Nico Williams, duhet të paguajë klauzolën e sulmuesit në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë, duke mos i lënë vend për asnjë alternativë si pagesa me këste, apo të pranojë ulje çmimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot