55 milionshi kërkon të largohet nga Bayerni

- Bota Sot

55 milionshi kërkon të largohet nga Bayerni

Verën e kaluar, Bayern Munich transferoi për 55 milionë euro nga Fulham mesfushorin difensiv, Joao Palhinha. Në sezonin e tij të parë si bavarez, 29-vjeçari portugez nuk arriti dot të fitonte një vend titullari në formacionin e Vincent Kompany, ndaj po mendon largimin pas vetëm një viti.

“Daily Mail” raporton se është pikërisht ish-klubi i tij, Fulham, që po mendon të bëjë një ofertë për portugezin për ta rikthyer te Fulham. Klubi londinez po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte zyrtare për mesfushorin 29-vjeçar në këtë merkato verore.

Drejtuesit e Fulham e vlerësojnë ende performancën e Palhinha gjatë periudhës së tij të mëparshme te klubi i tyre, ku ai ishte një shtyllë e ekipit si në mbrojtje ashtu edhe në krijimin e lojës nga mesfusha.

Për mesfushorin portugez ka interes edhe nga disa klube arabe, por pista më e mundshme është rikthimi në Premier League te Fulham.



Lexoni të gjitha në Bota Sot