Partizani transferon lojtarin e AEK-ut të Athinës

- Bota Sot

Partizani transferon lojtarin e AEK-ut të Athinës

Partizani i Tiranës ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër.

Përmes faqes zyrtare në “Facebook” klubi kryeqytetas ka njoftuar ndjekësit për transferimin e Judah Garcia-s.

Lojtari është 24 vjeç dhe luan për Kombëtaren Trinidad e Tobago.

Sulmuesi i krahut së fundmi e ka zhvilluar karrierën e tij në Greqi, ku ka veshur fanellën e ekipit B të AEK-ut të Athinës.

“Judah Garcia është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Trinidad Tobago. 24 vjeçari i bashkohet të kuqve pas eksperiencës te AEK Athina B në kampionatin grek.

Garcia i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses së Trinidad Tobago ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1”, ka njoftuar klubi Partizani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot