Euro U19 për meshkuj: Holanda dhe Gjermania, në gjysmëfinale

- Bota Sot

Euro U19 për meshkuj: Holanda dhe Gjermania, në gjysmëfinale

Holanda dhe Gjermania janë dy përfaqësueset që shkojnë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve që po zhvillohet në Rumani.

Në ndeshjen e fundit, tulipanët edhe pse e kishin siguruar kalimin për në raundin tjetër dhe vendin e parë, nuk toleruan aspak ndaj Anglisë duke e mposhtur me rezultatin 4-2.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga portokallinjtë të cilët kaluan në avantazh në minutën e 22’ me Smit. Me avantazhin përsipër dhe moralin me vete, Holanda do të intensifikonte sulmet, dhe në minutën e 35’ Redmond shënoi golin e dytë.

Realizimi i dytë tronditi anglezët të cilët e kishin shumë të vështirë të reagonin. 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Venegor do të realizonte golin e tretë.

Në pjesën e dytë, Anglia kërkoi të hyne në lojë, dhe Uatlei në minutën e 52’ shënoi, duke rihapur një farë shprese, por Redmond edhe një herë do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin në të 69-tën minutë.

Në fundin e ndeshjes do të kishte vend edhe për tjetër gol, kur Derry për Anglinë shkurtoi diferencën, realizim për statistikë, pasi Anglia i  thotë lamtumirë europianit, me Gjermaninë që shkon më tej pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot