Bledi Shkëmbi flet si trajner i FC Struga Trim Lum:

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi flet si trajner i FC Struga Trim Lum:

Bledi Shkëmbi vjen te Struga Trim Lum për të nisur një kapitull të ri afatgjatë…

"Është agimi i një epoke të re, me plot emocione të forta.

Trajneri që vjen, është një punëtor i madh, i cili edhe pse në moshë të re, pas vetes ka një bagazh prej 171 ndeshjeve si kryetrajner, edhe atë me ekipe nga Shqipëria, Kosova, por edhe me ekipet e moshave të reja të kombëtares “kuqezi”.

Bledi Shkëmbi vjen te Struga Trim Lum për të nisur një kapitull të ri afatgjatë, ndërsa pikërisht kjo ka bërë që ai të largohet nga vendlindja e tij dhe të provoj veten për herë të parë në Maqedoni, te një skuadër që edhe pse historikisht shumë e re (e themluar 10 vite më parë), pas vetes ka dy tituj kampion dhe dy finale të Kupës.

Është ky një nder, kuptohet për strategun nga Korça, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për ti rikthyer qytetit të bukur të Strugës sërish epitetin e qytetit kampion në futboll", njofton FC Struga.

“Fillimisht dua të falënderoj klubin dhe drejtuesit e Struga Trim Lum për vlerësimin dhe dëshirën që patën, që unë të marrë drejtimin e skuadrës. Është kjo hera e parë për mua që do të drejtojë një skuadër në Maqedoni, por mendoj se futbolli nuk ka ngjyra dhe se tani është njësoj kudo që të shkosh” – u shpreh fillimisht trajneri ynë i ri, Bledi Shkëmbi.

Çfarë e bindi korçarin që të marrë drejtimin e Struga Trim Lum?

“Më bindi dëshira dhe projekti i klubit. Pash një klub shumë në rregull dhe me kushte vërtetë profesionale.” – deklaroi Shkëmbi.

“Forca e këtij klubi është të vazhdojë të punojë për të siguruar që ëndërrat e të gjithë struganëve të bëhen realitet. Sot është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ata që ndihen të apasionuar pas Struga Trim Lum. Është agimi i një epoke të re, me plot emocione të forta. Trajneri që vjen është plotësisht i vetëdijshëm për këtë stemë dhe këtë fanellë që përfaqëson. Besoj  se bashkë mund të arrijmë shumë gjëra, duke pasur parasysh të kaluarën e tij, parasëgjithash si futbollistë, por edhe dashurinë dhe pasionin që ka për futbollin.

E dimë që është një punëtor i madh, ndaj i besuam këtë post, pasi me punë dhe me shumë përkushtim, besoj se Struga Trim Lum mund t’ia del sërish dhe se do luajmë rol të rëndësishëm në Ligën e Parë” – deklaroi Drejtori Sportiv i klubit, Besart Isaku.

Trajneri Bledi Shkëmbi thotë se herë pas here e ka ndjekur edhe kampionatin e Maqedonisë, e në veçanti ekipin e Struga Trim Lum së fundmi.

“Aq sa kam pas kohë e kam ndjekur kampionatin e Maqedonisë, ndërsa këto ditët e fundit mund të them se kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Struga Trim Lum për të krijuar një ide të qartë për skuadrën".



Lexoni të gjitha në Bota Sot