9 vende të BE-së i kërkojnë Komisionit Evropian të shqyrtojë lidhjet tregtare me vendbanimet e paligjshme izraelite

- Bota Sot

9 vende të BE-së i kërkojnë Komisionit Evropian të shqyrtojë lidhjet tregtare me vendbanimet e paligjshme izraelite

Nëntë anëtarë të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të vlerësojë se si tregtia e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me vendbanimet e paligjshme izraelite në territorin e pushtuar palestinez mund të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot .

Prevot tha në X se kërkesa vjen pas mendimit të fundit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili nënvizoi se vendet e treta duhet të përmbahen nga aktivitetet tregtare ose të investimeve që mbështesin vendbanimet e paligjshme.

“Belgjika, së bashku me tetë shtete të tjera anëtare të BE-së – Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia – i kërkojnë Komisionit Evropian të shqyrtojë se si tregtia e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me vendbanimet e paligjshme në Territorin e Pushtuar Palestinez mund të përshtatet me të drejtën ndërkombëtare”, shkroi ai.

Kryeministri belg theksoi se “mbrojtja e së drejtës ndërkombëtare është një përgjegjësi e përbashkët” dhe se “në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, qartësia ligjore duhet të udhëheqë zgjedhjet politike”.

“Një qasje e bashkuar evropiane mund të ndihmojë në sigurimin që politikat tona të pasqyrojnë vlerat tona”, shtoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot