Pas fitores kundër Boca Juniors, portieri i Bayern Mynih, Manuel Neuer foli për faqen zyrtare të klubit bavarez:
“Rezultati është gjëja më e rëndësishme.
Ne ishim skuadra më e mirë dhe nuk lejuam shumë. E keni parë tashmë në turne që nuk është e lehtë kundër skuadrave nga Amerika e Jugut.
Jemi të kënaqur që e filluam turneun me 6 pikë.
Në pjesën e parë u duk që dominuam ndaj tyre.
Pastaj, goli i tyre e ndezi edhe më shumë publikun dhe ‘turma’ u bë tejet e zëshme, por ne ruajtëm qetësinë dhe nuk u zhbilancuam.
Tani shkojmë në ndeshjen kundër Benfica me ndjenja të mira. Dëshirojmë të bëjmë edhe një paraqitje të mirë në grup, të marrim tri pikët”.