Pas fitores 2-1 ndaj Boca Juniors, sulmuesi i Bayern Mynih, Harry Kane, foli për kanalet zyrtare të klubit: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga djemtë. E dinim që nuk do të ishte e lehtë me këtë vapë.
Pjesa e parë ishte vërtet e mirë, duhet të kishim qenë në avantazh me dy ose tre gola.
Në të dytën ishte më e vështirë, ata na vunë pak në presion dhe fituan vrull, por sapo shënuan, ne e kthyem situatën në favorin tonë.
Ishte fantastike ta shënoja atë gol dhe të vulosja kualifikimin.
Është një turne i gjatë, luajmë kundër skuadrave më të mira në botë. Qëndrimi ynë është gjithmonë se duhet të japim maksimumin.
Deri tani po shkon mirë në këtë kompeticion”.