Tragjedia që la shtatë të vdekur – superjahti nxirret nga shtrati i detit, dhjetë muaj pasi u fundos në Sicili

- Bota Sot

Tragjedia që la shtatë të vdekur – superjahti nxirret nga shtrati i detit, dhjetë muaj pasi u fundos në Sicili

Jahti luksoz britanik Bayesian që u fundos vitin e kaluar pranë Sicilisë, është “ngritur nga deti” pjesërisht.

Në tragjedinë e 19 gushtit, në bord humbën jetën shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij.

Lynch ishte shpallur i pafajshëm në një proces gjyqësor për mashtrim në SHBA vetëm dy muaj para tragjedisë.

Jahti u fundos gjatë një stuhie të fuqishme me erëra.

Siç është bërë e ditur, ekipet e shpëtimit po punoninë prej ditësh për ta nxjerrë anijen nga deti në një port pranë Sicilisë.

Për të mundësuar ngritjen, maja e jahtit u shkëput dhe u la në fundin e detit.

Pas nxjerrjes, jahti do të inspektohet nga autoritetet italiane që po kryejnë hetime penale për ngjarjen.

Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar për shkak të humbjes së jetëve dhe rrethanave. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot