Serjan Repaj nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.
Mbrojtësi është falenderuar nga klubi, i cili ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale për ndërprejrjen e bashkëpunimit edhe pse kishin një kontratë deri në 2027-ën.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Serjan Repaj. E falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë sukses në karrierën e mëtejshme.
Faleminderit Serjan Repaj”, ka shkruar kubi shkodran.
Mbrojtësi u transferua në Shkodër në janar të këtij viti dhe vetëm pas 5 muajsh palët ndajnë rrugët mes tyre. Lojtari kishte kontratë me kuqeblutë deri ë qershor të vitit 2027.