Kallaku drejt Vllaznisë

- Bota Sot

Kallaku drejt Vllaznisë

Vllaznia po punon që të transferojë Sherif Kallakun.

Ky i fundit është përfolur edhe më parë për kalimin te kuqeblutë, teksa aktualisht është lojtar i lirë.

Kallaku ka përfunduar kontratën me Sepsin në Rumani. 27-vjeçari numëron paraqitje po ashtu me Kombëtaren shqiptare.

Do të ishte rikthim pas dy vitesh në Shqipëri për Kallakun.

Fantazisti ishte pjesë e Teutës për herë të fundit.

Vlera aktuale e Kallakut në “transfermarkt” është 700 mijë euro. Në rast se kalon te Vllaznia, do të bëhet lojtari më i vlerësuar në treg nga skuadra kuqeblu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot