Prokuroria e Brazilit ka ngritur aktakuzë ndaj futbollistit Dimitri Payet.
Francezi akuzohet për “dhunë fizike dhe psikologjike”, ndaj një akokateje e cila ishte në lidhje dashurie me Payet.
Padia është ngritur duke iu referuar Gjykatës së 7-të të Dhunës në Familje.
Në fund të marsit, avokate braziliane, Larissa Ferrari, ngriti një padi në Rio për “dhunë fizike dhe psikologjike” kundër ish-lojtares së Olympique de Marseille, me të cilën ajo pretendon se ka pasur një lidhje romantike.
Ferrari pretendoi se Dimitri Payet kishte kërkuar “prova dashurie” që përfshinin “poshtërim “, siç janë videot e saj “duke pirë urinën e saj, ujin e tualetit ose duke lëpirë dyshemenë “.
Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Dimitri Payet, ka reaguar edhe akokatja Larissa Ferrari.
”Një hap i vogël, por një fitore e madhe”, ka shkruar ajo në Instagram.