Kosova e Dusseldorfit shkon në zgjedhje të reja! Flet Bujar Neziri

- Bota Sot

Kosova e Dusseldorfit shkon në zgjedhje të reja! Flet Bujar Neziri

Kosova e Dusseldofit ka shënuar sukseset më të mëdha në histori të ekzistimit të saj dhe për një fije të flokut nuk hyri në Oberliga (Liga e Pestë e Gjermanisë).

Puna profesionale e angazhimi që ka bërë presidenti i klubit Bujar Neziri me stafin e tij, e kanë ngritur kolektivin në një tjetër nivel dhe të lakmueshëm për shumë klube.

Kosova tejkaloi të gjitha pritshmëritë në edicionin që e lamë pas por vetëm fati sportiv e la pa hyrë në Oberliga.

Për katër vite rresht kaloi tre rangje, duke shënuar suksese të madh që ka mahnitur jo vetëm diasporën shqiptare.

FC Kosova Dusselddorf shkon në zgjedhje të reja të cilat do të mbahen nesër (më 22 qershor).   

“Kosova është një ekip e madhe, që ka hyrë në Landesliga e nuk patëm fat të hyjmë në Oberliga. 
Po shkojmë në zgjedhje të reja. 

Zgjedhje të reja po shkojmë që Kosovës t’i japim një kryesi që të jep sa më shumë për klub, të vijnë forca të reja, njerëz të rinj, që kontribuojnë dhe Kosova Dusseldorf të ketë sa më shumë suksese”, thotë Bujar Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Kosova ka pas katërvjeçar shumë të suksesshëm, duke shënuar suksesin më të madh deri me tash.

“Ishte një katervjeçar shumë i suksesshëm. 

Kosova për katër vite ka kaluar tri liga, ka qenë fituese e kupës së Kosovë për Diasporë, turneut Fan Club (që u mbajt gjatë vitit të kaluar kur ishte Kampionati Evropian), pastaj shumë aktivitete tjera kemi pasur, po ashtu ndërtimin e objekteve, së fundi në Ferizaj  - Handikos. 

Është pritur pas këtij suksesi të madh, të zgjerohet pak kryesia, të bëhet freski në radhët e saja, shpresoj që njerëz që kandidojnë për kryesi të kenë parasysh gjithë ato suksese që ka pasur FC Kosova, të marshojnë po me këtë ritëm. 

Shpresojmë edhe më mirë në të ardhmen që të korrim sa më shumë suksese”, ka nënvizuar Neziri.

A do të kandidoni për kryetar të FC Kosova?

“Do të kandidoj sërish për kryetar klubi, ta shohim si do të shkojnë zgjedhjet. 
Mendoj e shpresoj se do të fitojë më i miri. Atë të vlerësojë kuvendi se kush e meriton dhe ai që zgjidhet të merr kompetencat që të udheheq klubin në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Njerëzit që vijnë me qëllime të mira janë të mireseardhur dhe të japim maksimumin që të kemi suksese.

Do të hyjë kandidurës që katër vitet e ardhshme qe Kosova të jetë pjesë e ligës rajonale. 

Duhet mu rregullu disa anë teknike të stadiumit. 

Besoj e shpresoj edhe rrethi e njerëz që janë kanë mundësi që klubin që të çojnë në Ligën rajonale. 

Të bëjmë gjeneratat e reja që nuk i kemi momentalisht, që të bëjmë një ekip që të krenohet qytetari i Kosovës e çdo shqiptar”, ka përfunduar Neziri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot