Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, thotë Macron pas telefonatës me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se se ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.
Macron thotë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.
Në një postim në X, presidenti francez shton: “Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore”.
Ai përfundon duke thënë se është “i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha”.