Vedat Muriqi mund të rikthehet në kampionatin turk pas 5 vitesh.
Sipas mediumit turk “Aksam”, për sulmuesin nga Prizreni ka shprehur interesim gjiganti turk, Besiktas.
Te Besiktas mund të luaj përkrah shqiptarëve si Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Besiktas, pritet të përshpejtojë përpjekjet e saj në ditët në vijim dhe parashikohet që transferimi mund të përfundojë rreth 5 milionë euro.
Muriqi ka gjithsej 118 paraqitje me Mallorcën dhe ka shënuar 35 gola dhe 11 asistime, ku ka arritur finalen e Kupës së Mbretit vitin e kaluar.