Kristjan Asllani dha një pasim brilant në ndeshjen mes Monterrey-Inter.
Një pasim që do të sillte golin e barazimit për zikaltërit dhe të vetmin në një ndeshje zhgënjyese kundër Monterrey.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Interi do të luajë ndeshjen e dytë për Botërorin e klubeve, këtë herë kundër Urawa.
Chivu i beson sërish Asllanit si titullar, por në një rreshtim ndryshe të mesfushës, në një 3-4-2-1, me Barelën dhe Asllanin që duhet të mbajnë qendrën.