Dy ekipet në Turqi në garë për të marrë Rei Manajn

- Bota Sot

Dy ekipet në Turqi në garë për të marrë Rei Manajn

Rei Manaj ka kaluar një periudhë aspak të mirë në fundin e këtij sezoni.

Sulmuesi shqiptar ka rënë së bashku me Sivasporin në Ligën e Parë, duke mos e mbajtur dot ekipin në elitë. 

Më pas periudha në Kombëtare, atje ku ajo penallti e humbur kundër Serbisë do të kujtohet përgjithmonë nga shqiptarët. Ndërkohë Manaj po shikon një mundësi për të marrë një tjetër aventurë në karrierë.

Sipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspori dhe Samsunspori janë në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot