Pasi ka kaluar kohërat e këqija, është koha për t’u rikthyer në punë. Kjo është ajo që bëri sulmuesi i Realit të Madridit Kylian Mbappe këtë të premte.
Pasi doli nga spitali i Majamit ku po i nënshtrohej trajtimit me shok për të ndaluar gastroenteritin që e kishte prekur rëndë që nga e marta, ylli francez ishte në gjendje të bënte disa ushtrime sot.
Pak ushtrime aerobike, më shumë për të shtrirë dhe aktivizuar trupin sesa për çdo gjë tjetër, por është hapi i parë drejt rikuperimit. Ai është “përjashtuar” nga Paçuka, teksa qëllimi është të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë në grup kundër Salzburgut. Mbape do ta rrisë gradualisht ritmin e tij.
Humbja e peshës ka qenë e konsiderueshme , kështu që puna gjatë orëve të fundit është orientuar drejt këtij qëllimi, ndërsa sulmuesi rifiton forcën e tij. Sapo të kalojë dehidratimi, ai duhet të kthehet në nivele normale.
Kjo seancë e shkurtër aerobike u përfundua nga sulmuesi në hotelin e ekipit, “Four Seasons” në Palm Beach. Ai as nuk shkoi në qendrën stërvitore të ekipit në Majami, 25 minuta larg nga akomodimi i të bardhëve. Përmirësimi ka qenë shumë gradual.
KARVAHAL – Ai nuk është i vetmi që qëndroi në hotel dhe nuk udhëtoi me pjesën tjetër për në “The Gardens North District”, ku Reali ka zhvilluar seancën e tij stërvitore.
Kapiteni Karvahal qëndroi me Mbapenë, duke punuar individualisht me një fizioterapist për shkak të dhimbjeve në qafë. Mbrojtësi i krahut dhe një nga kapitenët e ekipit ishte përjashtuar tashmë për Paçukën dhe pritet, në skenarin më të mirë, kundër Salzburgut në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.