Bayerni kualifikohet dhe i shkakton humbjen e parë amerikano-latineve

- Bota Sot

Bayerni kualifikohet dhe i shkakton humbjen e parë amerikano-latineve

Pas plot dhjetë ndeshjesh të luajtura në Botërorin e Klubeve 2025 skuadrat amerikano-latine njohin humbjen e parë.

Në Majemi të Floridas Bayern mundi 2:1 Boca Juniors falë golave të Kane (18’) dhe Olise (84’) ndërsa për argjentinasit autori i golit të vetëm ishte Merentiel (66’).

Sa i përket kronikës ekipi bavarez dominoi ndeshjen për shumë minuta edhe pse argjentinasit kishin kthyer stadiumin “Hard Rock” në një “Bonboneira” pasi ishin të shumtë në numër.

Këto tri pikë i japin mundësi ekipit të Kompany që të kualifikohen si të parët e grupit edhe nëse barazojnë me Benfica-n në takimin e tretë.

Ndërsa rrugëtimi për Boca-n vështirësohet shumë pasi nëse duan që të kualifikohen për në fazën me eliminim direkt duhet që të shpresojnë në fitoren e ekipit gjerman përballë luzitanëve dhe vetë të bëjnë mbi 6 gola përballë Auckland City.



Lexoni të gjitha në Bota Sot