Mevlan Zeka largohet nga Suhareka

- Bota Sot

Mevlan Zeka largohet nga Suhareka

Mevlan Zeka nuk do të jetë më pjesë e FC Suharekës.

Këtë e njoftoi vet Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ndër tjera tha se do të vendos së shpejti për të ardhmen e tij në karrierë.

Njoftimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Sot mbyllet një kapitull shumë i veçantë për mua.

Me përfundimin e kontratës, dua të falënderoj nga zemra gjithë klubin – nga drejtuesit, trajnerët qe punova tek FC Suhareka , stafi dhe bashkëlojtarët.

Dhashe gjithka që kisha ne fushë, gjithmonë me dinjitet dhe me

fanellën në zemër duke dhën maksimumin në gjdo ndeshje .

Faleminderit,

E ardhmja ime do te vendoset shum shpejtë", njofton Zeka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot