“Football Express” raporton se Chelsea po mendon të “sakrifikojë” Armando Brojën për të arritur te Jorrel Hato,
19-vjeçari i Ajax-it, i cili konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.
Hato luan si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë, vlera e kartonit të tij kushton 40 milionë euro dhe Ajax nuk ka ndër mend të pranojë oferta më të ulët se kjo shifër, duke ditur interesin e disa klubeve për mbrojtësin e ri holandez.
Në anën tjetër, sipas raportimit në fjalë, Chelsea po mendon të përfshijë në negociata Armando Brojën, të cilin e vlerëson 20 milionë euro. Pas rikthimit në Londër pas huazimit tek Everton, Broja nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri, ndaj largimi i tij nga “Blutë” këtë verë është 100% i sigurt.
Në rast se dy klubet bien dakord, për Brojën do të ishte një rikthim në Eredivisie, pasi më parë ka qenë i huazuar te Vitesse në sezonin 2020-2021, ku aktivizua në total në 34 ndeshje dhe shënoi 11 gola.