“Reuters” raporton se Koreja e Jugut ka marrë një vendim historik, duke lejuar pas 27 vitesh që klubet e futbollit atje, në të dyja kategoritë kryesore të kenë mundësi të transferojnë portierë të huaj.
Në vitin 1999, kur ishin vetëm 8 ekipe në kategorinë kryesore në Korenë e Jugut, u mor vendimi drastik për të mos lejuar klubet të regjistronin portierë të huaj, me arsyetimin për t’i dhënë përparësi portierëve vendas, të cilët të kishin mundësi për të luajtur më shumë, si dhe të zhvilloheshin më tej.
Vendimi për t’i dhënë fund ndalimit të portierëve të huaj u mor në një takim të bordit drejtues të futbollit në Korenë e Jugut.
“Numri i klubeve është rritur ndjeshëm që nga koha kur u fut kufizimi i portierëve të huaj, kështu që edhe nëse portierët e huaj do të lejohen, portierët vendas do të kenë kohë të mjaftueshme loje.
Si rezultat, nga viti 2026, do të hiqet kushti që portieri duhet të jetë patjetër lojtar vendas. Klubet e K-League 1 ashtu edhe ato të K-League 2, do të kenë mundësi të regjistrojnë portierë të huaj në sezonin e ri”, thuhet në deklaratën për shtyp.