Skuadra bga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, u përpoq për befasi por dot nuk ia doli ndaj Dortmundit.
Skuadra gjermane ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Mamelodi Sundowns, në kuadër të xhiros së dytë të Kupës së Botës për klube.
Për Dortmundin shënuan Nmecha (16, Guirassy (34), Bellingham (45) Mudau (59 - autogol) edhe për skuadrën afrikane Ribeiro (11), Rayners (62) e Mothiba (90’).
Duhet veçuar dy gjëra, Ribeiro nga gjysma e fushës kaloi tërë ekipin e Dortmundit e duke shënuar për 0:1.
Në fund të pjesës së parë Jobe Bellingham shënoi golin e parë për Dortmundin dhe për epërsinë 1:3.
Shtatë gola u shënuan në stadiumin në Cincinnati.
Dortmundi kryeson me 4 pikë në grupin F, pasojnë Mamelodi me 3, Fluminense 1 (një ndeshje më pak), Ulsan (një ndeshje më pak) 0 pikë.