Nuno Espirito Santo rinovon kontratën me Nottingham Forest

- Bota Sot

Nuno Espirito Santo rinovon kontratën me Nottingham Forest

Trajneri i Nottingham Forest, Nuno Espirito Santo, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, e cila do ta mbajë në krye të skuadrës deri në vitin 2028.

Nën drejtimin e Nunos, Forest ka siguruar kualifikimin në Conference League, një arritje që ka rritur besimin e klubit për të vazhduar me të.

Pronari i klubit, Evangelos Marinakis, është shprehur se trajneri ka bërë punë të mirë. 

“Nuno ka pasur një ndikim të madh dhe ka performuar shumë mirë gjatë kohës së tij me ne deri tani. Ai ka treguar se di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët dhe është ekspert në zhvillimin e tyre, ndërkohë që ka integruar edhe talentet e rinj në ekipin e parë", ka theksuar ai.

"Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, dhe mbi të gjitha, ndajmë të njëjtin ëndërr dhe ambicie: të shkruajmë një histori të re për Nottingham Forest, të garojmë në Premier League dhe në Evropë, dhe të fitojmë trofe për këtë klub të madh!”.

Nga ana e tij, Nuno është shprehur shumë i lumtur që do të vazhdojë rrugëtimin me klubin. 

"Që kur erdhëm te Forest, kemi punuar shumë për të krijuar një lidhje të veçantë mes lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë njerëzve në klub, çka na ndihmoi të arrijmë gjëra të mëdha sezonin e kaluar.

Tani është koha të punojmë më shumë se kurrë, teksa synojmë të krijojmë kujtime edhe më të veçanta së bashku”, ka thënë ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot