Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq në Botërorin e Klubeve

- Bota Sot

Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq në Botërorin e Klubeve

Sulmuesi i Chelsea, Nicolas Jackson, ka kërkuar falje ndaj bashkëlojtarëve dhe tifozëve pas kartonit të kuq në humbjen 3-1 ndaj Flamengo në Botërorin e Klubeve të premten.

Jackson u fut në lojë në pjesën e dytë për të qëndruar vetëm katër minuta në fushë para se të ndëshkohej me karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të Flamengo, Ayrton Lucas. Ky ishte kartoni i tij i dytë i kuq në katër ndeshjet e fundit.

“Dua të kërkoj falje. Ju kam zhgënjyer”, ka shkruar Jackson në Instagram.

“Një tjetër karton i kuq... dhe sinqerisht, jam shumë i zemëruar me veten.

Punoj çdo ditë fort për të ndihmuar ekipin, jo për ta vendosur në situata të tilla. Ende nuk e kuptoj plotësisht si ndodhi.

Por një gjë është e qartë: nuk ishte e qëllimshme. Ishte një moment. Aspak arsyetim. Marr përgjegjësinë e plotë.

të reflektoj, do të mësoj dhe do të rikthehem më i fortë, për stemën dhe për të gjithë ata që besojnë në mua. Më falni!”.

Jackson do të pezullohet të paktën për një ndeshje. Chelsea do të përballet me Esperance Tunis të mërkurën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot