Amir Rrahmani nderohet nga Ambasada Italiane në Kosovë

- Bota Sot

Amir Rrahmani nderohet nga Ambasada Italiane në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka organizuar një mbrëmje të veçantë në nder të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, për suksesin e tij në elitën e futbollit italian me klubin e Napolit.

Në një atmosferë festive, diplomatë, personalitete të sportit dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën në ambientet e Ambasadës në Prishtinë për të vlerësuar kontributin e Rrahmanit në triumfin historik të Napolit në Serie A.

Në këtë ceremoni u theksua jo vetëm talenti dhe përkushtimi i tij në fushën e blertë, por edhe lidhja e veçantë që ai përfaqëson mes Kosovës dhe Italisë.

“Një mbrëmje e veçantë në Ambasadë me Amir Rrahmanin. Shënuam suksesin e tij në Serie A me Napolin.

Një rrëfim për talent, përkushtim dhe lidhje mes dy vendeve tona,” u tha në njoftimin zyrtar të Ambasadës Italiane.

Ky gjest simbolik është një dëshmi e vlerësimit që Italia i bën sportistëve që, përmes punës dhe suksesit të tyre, ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes kulturave dhe kombeve të ndryshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot