Futbollisti Xherdan Shaqiri respekton vendimin e trajnerit Fabio Celestini që u transferuar në Rusi.
“Të hënën, Fabio Celestini (49 vjeç) i dha lamtumirën e tij FC Baselit; katër ditë më vonë, ai ka gjetur tashmë një klub tjetër.
Fakti që rruga e dy ekipeve çon në CSKA Moskë të Rusisë, mund të vijë si befasi për shumë njerëz”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
Kapiteni i Baselit Xherdan Shaqiri ka befasuar me deklaratë.
"Për momentin, asnjë shumë parash nuk mund të më largojë nga Baseli.
Ndihem rehat këtu, siç e pamë sezonin e kaluar", tha golashënuesi më i mirë i FC Baselit.
Megjithatë, Shaqiri nuk dëshiron që ta kritikojë Celestinin për largimin e tij në Rusi. "Fabio e zgjodhi me vetëdije këtë rrugë dhe kjo duhet të respektohet.
Të shkosh në Moskë është ndoshta zgjedhja e duhur për të. Ai me siguri do të bëjë një punë të mirë atje", thotë Shaqiri.