Chelsea ia vendos çmimin e largimit sulmuesit të tyre

- Bota Sot

Chelsea ia vendos çmimin e largimit sulmuesit të tyre

Nicolas Jackson mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, dhe një transferim i tij nuk përjashtohet plotësisht.

24-vjeçari e ka përfunduar sezonin me 13 gola dhe 6 asistime në 36 ndeshje zyrtare me “Blutë”.

Sipas Fabrizio Romano, klubet e interesuara duhet të përballen me kërkesat e larta të Chelseat për sulmuesin.

Juventusi dhe Napoli janë ndër skuadrat që e kanë në listën e dëshirave për repartin ofensivë.

Romano tregon se Chelsea kërkon mbi 47-51 milionë funte (55-60 milionë euro) për kartonin e tij.

Ai shton se ka interes për Jacksonin edhe nga disa skuadra të Ligës Premier.

Një kalim në Itali do të ishte i mundur vetëm nëse Chelsea pranon të ulë kërkesat financiare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot