Javët e fundit ka pasur raportime se Nico Williams dëshiron të bashkohet me Barcelonën dhe se ka kërkuar edhe takime me drejtuesit e klubit katalanas.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, në një intervistë për ”La Vanguardia”, konfirmoi se kanë pasur takime me agjentin e sulmuesit spanjoll dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit.
“Ekziston një kriter i qartë që një lojtar të vijë te Barça: ai duhet të besojë në projektin tonë.
Sezonin e kaluar, kjo nuk ndodhi për Nicon, për mua operacioni i Dani Olmos ishte një përparësi.
Lojtarë si Nico dhe të tjerë, po tregojnë sot se duan të vijnë. Nëse rrethanat janë të përshtatshme, ne do ta provojmë.
Në rastin e tij, ai ka një klauzolë. Ne u takuam me agjentin e tij për të zbuluar se çfarë dëshiron lojtari dhe prej andej, do të shohim nëse është e mundur.”, deklaroi Deco.
Përkundër deshirës së futbollistit, Atletiko Bilbao po kërkon së paku 60 milionë euro për ta lënë të lirë Nico Williamsin, e kjo po paaraqet rrezik për Barcelonën, për shkak të krizës financiare.