Asllani mes më të mirëve te zikaltërit

- Bota Sot

Asllani mes më të mirëve te zikaltërit

Interi mori fitoren e parë nën drejtimin e Cristian Chivu.

Trajneri rumun i besoi nga minuta e parë mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.

Ndërsa ky i fundit edhe pse nuk u përfshijë në gol, sërish rezultojë një pikë shumë e rëndësishme në ekip, madje duke u vlerësuar sipas mediumit të “SofaScore” me notën 7.9, mes më të mirëve.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Urawa Reds, përmes finalizimit të Watanabe në minutën e 11.

Goli i shpejtë nga ekipi japonez çoroditi disi klubin zikaltër. Në pjesë e dytë erdhi përmbysja e madhe.

Në minutat e fundit, ekipi italianë iu desh një magji nga Lautaro Martinez dhe konkretizimi i Carbonit për ti dhënë 3 pikët Interit.

Një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën nga Milano, ndërsa presin duelin e radhës në datën 26 qershor kundër River Plate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot