Fluminense nuk zhgënjen

- Bota Sot

Fluminense nuk zhgënjen

Skuadra e Fluminense është konfirmuar si pretendente për të vazhduar më tej në Botërorin e Klubeve falë një suksesi të rëndësishëm kundër Ulsan HD të Koresë së Jugut, të cilin e ka mundur jo pa vuajtje me shifrat 4-2.

Brazilianët kaluan të parët në avantazh me Arias, por Li dhe Um përmbysën gjithçka në fundin e pjesës së parë.

Ndryshimet te Fluminense në pjesën e dytë bënë diferencën pasi të futurit në fushë Nonato e Keno, ashtu si dhe Frejtes, ishin vendimtarë duke shënuar e kthyer rezultatin në 4-2 për ekipin brazilian.

Në ndeshjet e fundit, Fluminense do të përballet me Mamelodi për një vend në turin tjetër, ndërsa Ulsan është matematikisht jashtë garës për vazhdimin në turne, ndaj do të luajë për “statistikë” kundër Borusia Dortmund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot