Milani dhe Granit Xhaka kanë arritur një marrëveshje që së shpejti duhet të lidhë fatin e mesfushorit zviceran me origjinë shqiptare dhe klubit kuqezi: ditët e fundit Igli Tare ka përshpejtuar negociatat, me idenë për t’i ofruar Bayer Leverkusen rreth 10 milionë euro për ish-lojtarin e Arsenalit.
Për momentin mungon aprovimi nga klubi gjerman, që po kalon një verë rinovimi të thellë me lamtumirat e Ëirtz dhe Frimpong (Liverpool) dhe Tah (si lojtar i lirë, Bayern Munich).
Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi gjerman Malick Thiaw do të jetë në gjendje të rikthehet në marrëveshje, por për momentin po flasim për dy marrëveshje të ndara.
Oferta kuqezi që u prit me po nga mesfushori?
Një marrëveshje tre-vjeçare, deri në qershor 2028, me vlerë 4 milionë euro plus bonuse për sezon.