E ardhmja e Ardian Ismajlit mbetet për tu shkruar.
Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Empoli si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.
Skuadra turke e Besiktasit ka kohë që ndjek me interes lojtarin, por karriera e 32-vjeçarit mund të vazhdojë në Serie A, pasi Bolonja dhe Verona kërkojnë ta bëjnë të vetin.
Ismalji mbylli një sezon si protagonist tek Empoli dhe tashmë si Bolonja edhe Verona duan të përfitojnë nga fakti që ai është një lojtar i lirë, për të përforcuar prapavijën.
Paga e mbrojtësit është rreth 900 mijë euro bruto në sezon dhe të dy klubet mund ta përballojnë lehtësisht, por nuk duhet harruar, që duhet mposhtur edhe konkurrenca e Besiktasit, për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Empolit.