Besir Demiri, kapiten i ri i Rabotniçkit

- Bota Sot

Besir Demiri, kapiten i ri i Rabotniçkit

Rabotniçki i Shkupit pas disa vitesh mungesë rikthehet në arenën evropiane.

Klubi “romantik” po e merr me seriozitet këtë kapitull të ri, duke punuar intensivisht në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe afatgjate.

Përveç përforcimeve të reja, fokusi ka qenë edhe në konsolidimin e grupit ekzistues, dhe një ndër vendimet e rëndësishme është caktimi i kapitenit të ri.

Shiriti i kapitenit i është besuar Besir Demirit. Mesfushori që shpesh operon edhe si mbrojtës i majtë, vlerësohet lart nga stafi teknik për përkushtimin, karakterin dhe përvojën, duke u parë si lider brenda dhe jashtë fushës.

“Natyrisht se ndjehem i vlerësuar me dhënien e shiritit të kapitenit. Por aty, krahas kënaqësisë, ka edhe përgjegjësi, pasi Rabotniçki po kthehet në pozitat ku meriton të jetë dhe secili prej nesh ka obligim të nxjerrë më të mirën nga vetja. Uroj dhe besoj se me përgjegjësi dhe me sukses do ta kryej detyrën që më takon si kapiten”, deklaroi për Sportmania, Besir Demiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot