Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe dhe ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme, në një deklaratë të mbajtur gjatë lutjes së Angelus-it në Vatikan.
Në një moment të tensionuar ndërkombëtar, Ati i Shenjtë është ndalur veçanërisht tek përshkallëzimi i dhunës në Iran, Izrael dhe territoret palestineze, duke vënë theksin te vuajtja e popullatës civile, sidomos në Gaza.
“Vazhdojnë të vijnë lajme alarmante nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe Palestinën, rrezikon të bjerë në harresë vuajtja e përditshme e popullsisë,” tha Papa, duke theksuar nevojën urgjente për ndihmë humanitare.
Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të tregojnë “përgjegjësi dhe arsyetim”, duke deklaruar: “Njerëzimi sot më shumë se kurrë kërkon paqe. Kjo “klithmë” nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve apo nga retorika që nxit konfliktin.”
Papa Leone XIV theksoi se “lufta nuk zgjidh problemet, përkundrazi i përkeqëson ato dhe lë plagë të thella në historinë e popujve, plagë që kërkojnë breza të tërë për t’u shëruar.” Ai përfundoi me një apel të fuqishëm: “Qoftë diplomacia ajo që i hesht armët!”