Szczesny do të nënshkruajë kontratë të re

- Bota Sot

Szczesny do të nënshkruajë kontratë të re

Wojciech Szczesny ka shkëlqyer te Barcelona sezonin e kaluar.

Polaku, u rikthye nga pensionimi pas lëndimit të Marc-Andre Ter Stegenit si dhe forma e dobët e Inaki Penas.

Dhe për këtë klubi po e shpërblen me kontratë të re, me drejtorin sportiv, Deco që e konfirmoi këtë gjë.

“Woojciech Szczesny do të nënshkruajë kontratë të re duke qëndruar me ne sezonin e ardhshëm”.

Marrëveshja deri në qershor 2027 është në fuqi që prej dy javësh, duke përgatitur dokumentet për ta vulosur atë”, u shpreh Deco.

Szczesny, bëri 30 paraqitje me Barcelonën dhe arriti të mbante 14 herë portën e paprekur.

Ai po ashtu fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot