Ish lojtari i Cërvena Zvezdës: Shqiptari ta fshehë topin!

- Bota Sot

Ish lojtari i Cërvena Zvezdës: Shqiptari ta fshehë topin!

Futbollisti Stefan Despotovski ka debutuar me sukses Maqedoninë e Veriut në ndeshjen kundër Kazakistani.

Ky futbollisti është i mahnitur nga kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Ai ka fjalë të mëdha për Bardhin.

Ky futbollist i lindur në Shkup, por e kaloi fëmijërinë e tij në Beograd, ku luajti në kategoritë e të rinjve të Cërvena Zvezdës dhe Partizanit. 

Në garën e seniorëve, ai ndërroi disa herë ngjyrat e klubit, e nisi këtë sezon në Sheriff Tiraspol në Moldavi, por vendosi të largohej nga ky klub dhe u kthye përsëri në Serbi, në ekipin OFK Beogradit.

Mbrojtësi i theksoi Elif Elmas dhe Enis Bardhi janë lojtarët më cilësorë, veçanërisht kur bëhet fjalë për posedimin e topit dhe aftësitë e driblimit.

"Unë jam mbrojtës dhe duhet ta ruaj Elifin dhe thjesht nuk mund ta ndaloj.

Gjithçka ka të bëjë me gjërat e vogla, për një moment mendon se do ta arrish topin i pari, se do tia marrësh, dhe ai thjesht do ta zhvendosë në anën tjetër dhe do të vazhdojë me veprimin e tij.

Elmas la një përshtypje vërtet të fortë tek unë, ashtu si Bardhi, për shkak të mënyrës se si di ta fshehë topin", theksoi Stefan Despotovski për portalin serb "Mozart Sport"

Bardhi është lojtari kryesor te kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot