Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka konfirmuar se Frenkie de Jong mbetet pjesë e planeve të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe se klubi dëshiron vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin holandez.
“Ky është De Jong që duam.
Duam që të qëndrojë me ne,” u shpreh Deco për La Vanguardia, duke dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e 27-vjeçarit, i cili ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta gjatë muajve të fundit.
De Jong ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Barcelonën, dhe drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë situatën në mënyrë të qetë gjatë verës. “Ai ka edhe një vit kontratë dhe ne do ta analizojmë gjithçka me qetësi,” theksoi Deco.
Mesfushori holandez ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës që nga transferimi i tij nga Ajax në vitin 2019, dhe trajneri Hansi Flick pritet të ndërtojë një pjesë të mesfushës rreth tij.