Sulmuesi spanjoll, Niko Uilliams mund të bëhet lojtar i Barcelonës për sezonin e ri.
Tifozët e Atletiko Bilbao janë zemëruar për këtë fakt dhe e kanë shprehur pakënaqësinë në Barakaldo, ku kanë fshirë një mural që përshkruan Niko Uilliams, vëllain e tij dhe Muniain.
Gjithashtu është lënë një mesazh: “Shko ose qëndro, nuk tregove respekt”.
Blaugranat tashmë po ëndërrojnë Championsin me lojtarë si Rafinja, Lamine Jamal, Levandovski dhe Niko Uilliams.