Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një stallë të kuajve në Zveçan, policia jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në një stallë të kuajve në Zveçan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi te madhe armatimi në fshatin vallaq të Komunës së Zveçanit. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur  në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.


Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit.

“Janë zhvilluar edhe 2 bastisje të tjera në dy lokacione, një në Mitrovicë Veri dhe një në Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore). Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Mitrovicë. /IndeksOnline/




Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit