Tashmë është bërë traditë të themi për disa lojtarë, pasi shkëlqejnë 1 ose 2 sezone te Dortmund, kalojnë te rivali historik i verdhezinjve, Bayern Munich.
Klubi bavarez ka shenjëstruar yllin e radhës që kërkon t’i “rrëmbëje” Dortmundit.
Bëhet fjalë për anësorin Jamie Gittens, 20-vjeçari anglez ka bërë perfomanca të mëdha me fanellën e Dortmund dhe mund të konsiderohet si lojtari i tyre më i mirë, duke parë edhe moshën e re që ka.
“Kicker” raporton se drejtuesit e Bayern kanë nisur negociatat e para me përfaqësuesit e Jamie Gittens për të rënë dakord për kushtet personale. Në anën tjetër, Borussia Dortmund është e hapur të lejojë largimin e anglezit, mjafton të paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij që është 60 milionë euro.
Problemi më i madh i Bayern është se për Gittens interesohet seriozisht edhe Chelsea, që po ashtu është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga Dortmund.
Tani mbetet vetëm në dorën e anësorit nëse do vazhdojë të qëndrojë ende te Dortmund, apo do zgjedhë njërin mes dy klubeve të interesuara për të, Bayern ose Chelsea.