Ylli i Inter-it i vetëofrohet Real Madridit

- Bota Sot

Ylli i Inter-it i vetëofrohet Real Madridit

Hakan Çalhanoglu duket se e ka mbyllur aventurën tek Inter dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë.

“Defensa Central” raporton një lajm befasues sipas të cilit, Hakan Calhanogolu i është vetëofruar Real Madridit nëpermjet përfaqësuesve të tij.

Por duke pasur një mesfushë të mbipopulluar, Xabi Alonso i ka thënë “jo” transferimit të Çalhanoglu, pasi kërkon një profil ndryshe nga ai i mesfushorit turk.

Ndërkohë klubi i vetëm brenda Europës që ka shfaqur interes konkret për Çalhanoglu është Galatasaray, oferta e parë e kampionit të Turqisë për mesfushorin 31-vjeçar ishte 20 milionë euro, shumë larg asaj që pret Inter.

Drejtuesit e klubit zikaltër vlerësojnë mesfushorin e tyre 35-40 milionë euro dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë vetëm nëse paguhet kjo shifër.

Për Çalhanoglu ka interes dhe nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Inter, por dëshira e mesfushorit turk është të luajë ende në Europë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot