Florian Haxha pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi kosovar mbetet pa ekip në fund të këtij muaji, pasi kontrata me Kapfenbergun skadon.
Skuadra që ka shprehur interesim për lojtarin nga Kosova, është Motor Lublin.
Motor Lublin bën gara në elitën e futbollit polak dhe janë të interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.
Haxha së fundmi luajti dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës.