Negociatat për transferimin e Granit Xhakës duket se po afrohen drejt përfundimit.
Sipas raporteve të fundit, Milani ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin për një kontratë trevjeçare, me një pagë prej rreth 4 milionë euro në vit.
Oferta fillestare e Milanit për Bayer Leverkusenin është e vlerësuar në 10 milionë euro.
Megjithatë, siç raporton “Corriere dello Sport”, për të finalizuar marrëveshjen, klubi gjerman kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh për Xhakën, që është një rritje e dukshme e ofertës origjinale.
Leverkuseni është i shqetësuar për mundësinë e humbjes financiare nga largimi i Xhakës, pasi ata e bleu mesfushorin për 23 milionë euro nga Arsenali vetëm vitin e kaluar.
Tani, klubi gjerman shpreson të maksimizojë vlerën e tij në një transferim, për të kompensuar shpenzimet e mëparshme.