Ndeshja mes Salernitanës dhe Sampdoria është ndërprerë në Itali.
Këto të fundit po fitonin 0:2, ndërsa luhej minuta e 66-të.
Tensioni ishte i pranishëm nga tifozët vendës të Salernitanës, të cilëve skuadra po u bie në Serinë C.
Gjyqtari Doveri ndërpreu ndeshjen, pas lëndëve pyroteknike në fushë. Huliganët e vendosur prapa porte, filluan më pas të shkulnin stolat përreth.
Gjyqtari dërgoi më pas skuadrat drejt dhomës së zhveshjes, ndërsa nuk dihet fati i finales së “play-out”. Sampdoria e ka fituar takimin e parë në shtëpi me rezultatin 2 me 0. Kështu mrekullia në minutat e mbetura është më shumë se ëndërr për Salernitanën.